Mesi: Rekordi im është i parëndësishëm

mesi6

Ylli argjentinas, Lionel Mesi, ka thënë se më shumë rëndësi se rekordi i tij, vlen fakti që Barcelona nuk arriti dot të fitonte me Celta Vigon. Mesi hyri në histori se lojtari i parë që u ka shënuar gol të 19 ekipeve në kampionatin spanjoll dhe këtë e ka bërë duke shënuar në 19 ndeshje radhazi.

“Gjëja më pak e rëndësishme në këtë moment është seria e golave radhazi. Unë kam qenë me fat që kam shënuar në të gjithë këto ndeshje dhe kam mundur të mbaj skuadrën në binarët e duhur. Por kjo seri nuk është e rëndësishme. Ne dëshironim të fitonim për të shpërblyer përpjekjet e lojtarëve që luajtën sot, por nuk ia arritëm qëllimit”, u shpreh argjentinasi.

Ai ka shprehur ndërkohë lumturinë për rikthimin e Vilanovës.

“Tito duket shumë entuziast dhe për ne është shumë i rëndësishëm kthimi i tij sa më parë që të jetë e mundur. Tani ne thjesht duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për PSZH, një skuadër që e dimë se është e të njëjtit nivel me ne”, tha Mesi