Meshkujt që ndihmojnë rreth punëve të shtëpisë kanë martesa më të lumtura

meshkujt_qe_ndihmojne_rreth_pu[1]

Hulumtimet tregojnë që bashkësia brenda së cilës edhe mashkull kujdeset për punët e shtëpisë si edhe për fëmijët ka më shumë shanse të mbijetojë më gjatë.

Harroni çokollatat dhe vikendet romantike, sekreti martesës së lumtur fshihet në vullnetin që t’i përvilni mëngët dhe ndihmoni gruan tuaj me punët e shtëpisë.

Hulumtimet tregojnë që bashkësia brenda së cilës edhe mashkull kujdeset për punët e shtëpisë si edhe për fëmijët ka më shumë shanse të mbijetojë më gjatë. Rezultatet e studimit të kryer në mijëra çifte britanike, do të jenë muzikë për veshët e miliona femrave. Meshkujt, nga ana tjetër nuk janë aq të entuziazmuar me idenë për të marrë pjesë në punët e shtëpisë.

Hulumtuesit nga London School of Economics kanë analizuar jetët e 3500 çifteve martesore të cilët fëmijën e parë e kanë pasur në vitet 1970- ta, që ishte periudha kur shumica e femrave qëndronte në shtëpi me fëmijët e vegjël. Kur fëmijët kanë mbushur 5 vjet, femrat janë pyetur se sa u ndihmojnë burrat rreth punëve të shtëpisë. Gjysma e tyre nuk ka ndihmuar ose vetëm kanë asistuar gjatë një pune. Një e katërta ka ndihmuar në dy punë, ndërsa një e katërta tjetër në 3 ose 4. Rreth 7 për qind të çifteve janë ndarë deri në kohën kur fëmija ka mbushur 10 vjet, çka është rritur në 20 për qind deri në ditëlindjen e 16-të të fëmijës.

Pasi që kanë analizuar të dhënat, është bërë e qartë që meshkujt të cilët ndihmojnë më shumë kanë martesa më stabile. Hulumtuesja Wendy Sigle-Rushton shpjegon: “Rezultatet sugjerojnë që femrat të cilat punojnë kanë rrezik më të madh për t’u shkurorëzuar, por ai mund të reduktohet kur etërit marrin pjesë në punët e shtëpisë dhe kujdesin për fëmijë.” Ky zbulim e rrëzon teorinë, thekson më tej dr.Sigle Rushton, që martesa më së miri funksionon kur nëna mbetet në shtëpi, ndërsa babai punon.

“Struktura e tregut të punës, përqindja e femrës në tregun e punës, shkalla e ndarjeve dhe pritjet për rolet e meshkujve dhe femrave, janë ndryshuar shumë që nga viti 1975.”, shton shkencëtarja. Shifrat e fundit tregojnë se si femrat beqare shpenzojnë rreth 7 orë në javë rreth punëve të shtëpisë, derisa femrat në martesë ose ato që jetojnë me mashkull shpenzojnë 12. Meshkujt, nga ana tjetër investoj në vetëm 4 ose 5 orë në javë në punët e tilla.