Meshkujt humbin më lehtë peshë se femrat

MeshkujtPër dallim nga femrat, meshkujt janë më të përqendruar në dietë dhe më lehtë u rezistojnë joshjeve për ushqime të ëmbla. Përveç kontrollit më të mirë, kanë edhe metabolizëm më të shpejtë dhe më lehtë i heqin kilogramët. Pjesëtarët e gjinisë së fortë i humbin më lehtë kilogramët se femrat, ka zbuluar studimi i organizatës britanike për humbje të peshës ‘Slimming World’, i bërë në 1.2 milionë njerëz. Ata gjatë 12 javëve kanë humbur gati tetë kilogramë, ndërsa femrat vetëm katër kilogramë e gjysmë. Për dallim nga femrat, meshkujt janë më të përqendruar në humbje të peshës dhe nuk kanë probleme me ngrënie të tepërt, për shkak të emocioneve. Ata gjithashtu më lehtë u rezistojnë joshjeve, derisa femrat më parë dorëzohen kur bëhet fjalë për ëmbëlsira. Ekspertët pohojnë se si arsyeja për kontroll më të mirë dhe humbje më të lehtë të peshës fshihet në gjenetikë dhe në metabolizëm të shpejtë.