Meshkujt asnjëherë nuk e braktisin një femër e cila…

Gjej një femër e cila të bën të ndjehesh i gjallë. Nuk është pa tjetër të jetë e përkryer, por do te ta bëjë jetën më interesante. Dhe ashtu siç është duaje me tërë fuqinë tënde” – Geil Roper
Është e vërtetë se meshkujt shpesh herë dinë t’i braktisin gratë e tyre për vajza më të reja të cilat janë më të bukura dhe më tërheqëse.

E vërtetë është se dashuria është e ndërthurur dhe asnjëherë nuk dihet se çfarë na sjell. Meshkujt janë në kërkim të një femre e cila është e vetëdijshme se sa vlen dhe e cila udhëhiqet nga qëndrimet e veta. Meshkujt janë kuriozë. Ata duan të hasin në femër aroma e së cilës është shenjë e vetëbesimit të saj.

Ja disa gjëra që e bëjnë një femër interesante, sipas meshkujve:

1.Femra e cila e din se çfarë dëshiron dhe nuk ka frikë të shprehet Kanë kaluar kohërat kur gratë kanë qenë të detyruara të heshtin. Bisedat në ditët e sotme nuk janë vetëm rreth meshkujve të suksesshëm. Çdo mashkull që ia vlen ta keni përkrah do të dojë ta dëgjojë mendimin tuaj.

Dhe nuk është fjala vetëm për atë lloj intelegjence e cila është e mbushur me sarkazëm, por atë intelegjencë ku femra është në gjendje që në mënyrë shumë elegante ta shprehë mendimin e saj. Pikërisht këto bisedime janë bazë e një lidhjeje të fortë mes femrës dhe mashkullit.

2.Femra e cila ndjehet rehat në lëkurën e saj Meshkujt duan një femër e cila e din saktësisht se si është dhe nuk turpërohet ta shfaq atë. Ju keni punuar shumë për ta ndërtuar personin që jeni sot dhe nuk keni nevojë të frikësoheni ta tregoni fuqinë tuaj të brendshme.

Këtu nuk është fjala për krenarinë ose kotësi të cilën e tregoni haptazi, por për shfaqje të fshehtë të esencës suaj. Lëreni që individualiteti të flasë për ju, jo fjalët tuaja.

3.Femra e cila din si të pranojë dhe të japë komplimente Të gjithë kemi së paku një shoqe e cila turpërohet të marrë komplimente. Mund të ndodh që ajo të jetë shumë tërheqëse dhe e mençur, por asnjëherë të mos jetë në gjendje të pranojë kompliment.

Kjo gjë tingëllon tmerrshëm për meshkujt. Komplimenti është një dhuratë, ndërsa dikush mund t’ju bëjë konfuz nëse vazhdimisht e refuzon dhuratën tuaj.

4.Femra e cila din si të kujdeset për veten e saj Kjo nënkupton kujdesin në çdo aspekt. Kur e ndajmë veten tonë në pjesë që janë më shumë ose më pak tërheqëse dhe mundohemi që të parat t’i fshehim, e humbasim balansin delikat në atë se çfarë do të thotë të jesh njeri.

Kjo do të thotë të jesh i përkryer në atë të papërkryerën. Le të jetë mashkulli i interesuar për aq sa jeni ju e interesuar në veten tuaj.