Meshkuj në ‘menopauzë’, ja shenja e parë që e tregon

loading...

loading...

Është e vërtetë që edhe meshkujt mund të arrijnë në fazën e ‘menopauzës’, njësoj si gratë. Por fenomeni i njohur mund të dallohet nga kjo shenjë dhe në fakt ka terapi të shumta që ndihmojnë, pasi efektet e saj mund të monitorohen. Ekspertët e Qendrës së Madridit, shpjegojnë se në moshën 40-vjeçare te meshkujt ka një rënie progresive në nivelet e testosteronit.

‘Menopauza’ te meshkujt, e njohur edhe me termin ‘ipogonadizmin’, zakonisht manifestohet me rënie të prodhimit të spermës dhe mund të ndikojë edhe te fertiliteti. Simptoma të tjera përfshijnë rënie të libidos, lodhje dhe shtim në peshë.

Kjo mund të shoqërohet edhe me dobësi kyçesh, muskujsh dhe rënie të flokëve, humbje e masës muskulore dhe çrregullime të tilla si osteoporoza dhe osteopenia.

Shumë burra më vonë gjatë kësaj faze paraqesin të ashtuquajturin sindromës metabolike, një sëmundje që lidhet me ‘ipogonadizmin’ dhe karakterizohet nga simptoma të tilla si obeziteti, hiperglicemi, nivele të larta të hipertensionit dhe hiperkolesterolemisë.

“Është një proces gradual që çon njerëzit që mbushin moshën 70 të ketë një nivel më të ulët prej rreth 30% të testosteronit”, – shpjegon Carlos Balmori, urolog i Qendrës së Madridit. Megjithatë ka disa zakone të shëndetshme që mund të zhvillohen për të zbutur efektet e andropauzës.

Të tilla janë kontrollet parandaluese, shumë të rëndësishme për nivelin e hormoneve, glukozë, kolesterolit dhe urinës.

Pacientët që nuk mund të plotësojnë këtë hormon në mënyrë natyrale mund të përdorin trajtim me testosteron, një xhel që injektohet, si dhe terapi të zëvendësimit të hormoneve.

loading...