Mesazhi shokues në rrjetet sociale: Shiko çfarë ke bërë!

2-520-620x293 (1)


Një sipërmarrës i një agjencie funerale ka postuar në rrjetet sociale një mesazh shumë të pazakontë dhe tronditës. Duke mos dashur që tragjedia e një vogëlushi 3-vjeçar, i cili u aksidentua për vdekje në rrugë, të mos kalonte pa u vënë re, ai ka postuar një mesazh që i dedikohet pikërisht autorit të ngjarjes.
Ai ka publikuar foto të trupit të pajetë të vogëlushit Ethan Hernandez me mesazhin: “Dua t’i shohësh këto foto, që të kuptosh sa dhemb vrasja e një fëmije kaq të vogël dhe ikja jote pa i dhënë as ndihmën e parë. I kam dëgjuar të qarat e një babai e një nëne dhe lutjet e tyre drejtuar Zotit, sepse ti i more jetën fëmijës së tyre” .
Mesazhi është postuar në profilin e Robert Falcon, pronar i një agjencie funerale në Teksas, SHBA.
Aksidenti ka ndodhur një javë më parë në një rrugë në Austin, Teksas.
“Sot kam organizuar një funeral që nuk duhej të ishte bërë. Të dielën ti e përplase me makinë këtë fëmijë dhe vazhdove rrugën tënde. M’u deshën disa orë punë me trupin e tij, sepse nëna dhe babai nuk mund ta shihnin në atë gjendje. Isha njeriu i fundit që e pa trupin e tij të vogël para se arkëmorti të mbyllej e të shkonte atje ku do të prehet përgjithmonë. E gjithë kjo për fajin tënd. Unë e bëra detyrën time. Bëje ti tënden tani. Dorëzohu!”, shkruan ai.1-1175