Mesazhi i Ramushit për Lubonjën

loading...

loading...
Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Presheva Jonë” kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për akuzat e rënda të publicistit shqiptarë Fatos Lubonjës.
“Jemi në prag të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës dhe jemi duke punuar fuqishëm, jemi duke sjell tek popullata ide vërtet të mençura, ide të cilat janë vërtet të qëlluarat për t’i nxjerrë nga ky kolaps shqiptarët jo vetëm të Kosovës po gjithë shqiptarët. Duke qenë të bindur në kualitetin e ideve dhe projekteve tona zhvillimore të cilat do ti hedhim në zbatim shumë shpejt pasi të dalim fitues në zgjedhjet një herë lokale po pastaj edhe parlamentare, nuk jemi të habitur me “zgjidhjen e zagarëve” pasi që thonë se sa më e fortë goditja aq më e madhe piskama, sa më tepër që ne të punojmë jemi të vetëdijshëm se aq më shumë zëra “zagarësh” do të dëgjojmë në sfond, duke akuzuar mua dhe familjen time” u shpreh Haradinaj duke ju referuar shkrimit të Fatos Lubonja ku e akuzon për vrasës.
“Unë nuk e di nëse ai e ka pasur rastin ta lexojë aktvendimin e gjykatës së Hagës ku edhe pse jo praktik e gjykatave, aty thuhet se Ramush Haradinaj jo se nuk ka bërë, nxit apo ndihmu keqtrajtimin e shqiptarëve, serbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë, por ai ka marrë masa dhe ka bërë përpjekje të pa rreshtuar që këto gjëra të ndalohen maksimalisht. Megjithatë unë kam zgjedhur një kurs të veçan veprimi nga të tjerët, nuk e kam ndërmend të merrem me askënd, e thash edhe më herët është koha e “zagarëve”, prandaj edhe nuk është çudi, Serbi dhe greku ka pasur përherë zagarët e vet nder shqiptarët !.., ka përfunduar ish-kryeministri Haradinaj.

loading...