Mesazhi emocionues i hoxhës së xhamisë ku vdiq Alban Veliu

loading...

a_1480582174-8330157

loading...

Vdekja e studentit, Alban Veliu, gjatë faljes së namazit ka tronditur opinionin, ngase Zoti e mori pranë vetes një djalë të ri në lulen e rinisë së tij.
Mesazhe ngushëllimi po “vlojnë” nëpër internet, e një të tillë mjaft emocionues e ka shkruar edhe hoxha i xhamisë ku vdiq Albani, Husamedin Abazi.

Mesazhi i hoxhë Husamedin Abazit:

Alban, u prefsh në Paqen Apsolute, në Xhennet!

Ishe shembull jo vetëm për studentët dhe shokët por edhe për ne qe jemi më të moshuar.

Do na mungon heshtja jote (e cila na fliste) dhe nuri yt i cili reflektonte gjallëri. Largimi yt per në Boten e Vërtetë nga Xhamia gjatë ngritjes së duarve per Tekbirin fillestarë ne Namazin e Akshamit ishte vula e gjithë jetës tënde në mesin tonë.O Allah, strehoje Albanin në Firdeusin më të Lartë! Ndërsa familjes dhe gjithë shokëve dhe miqëve (jo të pakët) të Albanit epju sabrin dhe gajretin.

Shoku yt: Husamedin Abazi

loading...