Mesazhe politike nga malet e fushat (Foto)

Hashim-THaçi-Isa-Mustafa-Jakup-Krasniqi-Ramush-Haradinaj-650x358

Duket se parku i Gërmisë dhe arat e malet, janë vendet ku përveç Prishtinës,  i bashkon liderët politikë të Kosovës.

Edhe pse ky bashkim bëhet nga distanca nëpërmjet fotografive, ata në shumë raste nuk përtojnë ta shfaqin  dëshirën për të treguar se bëjnë jetë të zakonshme edhe jashtë zyrave të tyre.

Sidoqoftë, në ditën pasuese, shumica prej tyre e demantojnë veten kur në zyrat e tyre shkojnë me veturat e markës së fundit, me xhipa e me alarme që bllokojnë edhe trafikun.

Megjithëkëtë, kush më herët e kush më vonë,të gjithë kanë nisur të shfaqin copëza nga jeta e tyre private.

Se a është postimi i këtyre fotografive si shenjë për të dhënë edhe mesazhe politike apo është vetëm për të treguar thjeshtësisë, kjo nuk është e qartë.

Por në shum% raste, fotografi të tilla nga politikanët kosovarë, janë publikuar pas tensioneve politike ditore.

Hashim Thaçi, tani president i zgjedhur, ka postuar disa fotografi duke shëtitur në parkun  Gërmisë. Kjo nuk është hera e parë që ai poston foto të ngjashme, sidomos viteve të fundit. Kohë më parë të ngjashme kishte postuar edhe nga Prevalla dhe me familjarët e vet.

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi me familje

Anita dhe Ramush Haradinaj duke ecur në parkun e Gërmisë. Kjo foto është realizuar në vitin 2014 dhe ishte publikuar nga Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook. Edhe në rastin e tyre, nuk kanë munguar foto familjare të çiftit.

Anita e Ramush Haradinaj 

Anita e Ramush Haradinaj me femije

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së dhe kryeministër i vendit. Ai verën e kaluar kishte postuar një fotografi duke kositur bar në fshatin e tij në Prapashticë të Prishtinës. Fotografi të tilla janë shumë të rralla të Mustafëskurse me familje është vështirë t’i gjendet ndonjë.

Isa Mustafa

Me kosë në dore tradicionale, kishte publikuar fotografie dhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Një foto të tillë ai e kishte publikuar në facebook në kohën e ish bllokut VLAN kur pas ndarjes së posteve, Krasniqit nuk i ishte lënë ndonjë. Në fakt, Krasniqi edhe më parë kishte shfaqur dëshirën e tij për natyrën duke publikuar fotografi nga rinia e tij e hershme ku kishte pozuar në mesin e luleve.

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi2

Që nga fushata e zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2007, Veton Surroi, në atë kohë kryetar i partisë reformiste ‘Ora’, i ka  reduktuar publikimet e fotografive duke shëtitur. Në atë fushatë ku ai kishte dështuar me partinë e tij që të hyjë në Kuvend, kishte bërë “Ecjen e gjatë”. Ai kishte vizituar fshatra e ishte takuar me burra në oda. Por më shumë se për nga suksesi, kjo ecje do të mbahet mend për dështimin e madh. Megjithatë, pas martesës me aktoren dhe ish Miss Kosovarja, Blerta Syla, disa foto të tij private nga pushimet ose me djemtë e vegjël, kanë qarkulluar në internet.

Surroi

Veton Surroi dhe Blerta Syla me femijet e tyre

Ndryshe nga të gjithë, Behgjet Pacolli, ish presidenti i vendit, kryetar i AKR-së dhe biznesmeni miliarder, nuk heziton të tregojë jetën e luksit që bën. Ndonëse nuk mbahet mend të ketë publikuar ndonjë fotografi nga pushimet apo ecjet në natyrë, Pacolli nuk ka hezituar që shpesh të hap dyert për media dhe personalitete të ndryshme ne shtëpinë e tij të madhe e super luksoze në Hajvali të Prishtinës.

Behgjet Pacolli