Merr fund pritja/ Dalin detajet e panjohura për iPhone 8 një ditë para prezantimit nga Apple

Më në fund smartfoni i shumëpritur do hidhet nesër në treg me një çmim të përballueshëm prej 999 paundësh copa. Ai është quajtur iPhone X dhe do lançohet së bashku me iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus në ngjarjen vjetore të gjigantit Apple nesër.

Zërat që kanë qarkulluar kanë bërë të ditur prej kohësh që iPhone 8 do të përfshinte karikimin me wireless dhe njohjen e fytyrës së përdoruesit duke nxjerrë jashtë loje sistemin e shkyçjes me anë të gjurmës së gishtërinjve që përdoret prej 2013-ës.

“MailOnline” ka renditur një listë me të gjitha veçoritë që do ketë iPhone 8 dhe të mos prisni deri nesër në prezantimin zyrtar.

Si do të quhet pajisja?

Ka pasur thashetheme të shumta se si Apple do e quante produktin e saj në këtë 10-vjetor dhe burimet kanë treguar për iCulture se Apple do e emërojë këtë iPhone si “iPhone X” që gjithashtu do vijë bashkë me iPhone 8 dhe atë 8 Plus.

Si do të hapet/ të bëhet “unlocked”?

IOS 11 GM konfirmon një ndërfaqe të re të përdoruesit për iPhone. Butoni “home” do të zëvendësohet me një të buton virtual të padukshëm në pjesën e poshtme të ekranit. Përdoruesit do duhet të rrëshqasin dorën në këtë buton për të mbyllur aplikacionet dhe për t’u kthyer në ekranin kryesor.

Dhe me ID-në e prekjes, iOS 11 GM sugjeron që iPhone do të shfaqë njohjen e fytyrës si opsionin më të shumëpritur. A nuk e bën kjo celularin tuaj krejtësisht personal?!

Kodi iOS 11 GM sugjeron që iPhone 8 do të përmirësojë ekranin True Tone për saktësinë e ngjyrës profesionale, ku fotot do kenë një rezolucion prej 2436 x 1125 pixel në madhësinë proporcionale të iPhone 8 i cili do jetë 15 : 5 : 9.

Çfarë ngjyre do të hyjë në treg iPhon-i?

Sipas “MailOnline” iPhone do të vijë me gjatë ngjyra: si pasyrë, i zi, i kuq, ari, i bardhë dhe gri.

Por, zoti Kuo tregon që këtë javë çdo iPhone që do blini do jetë vetëm në ngjyrë të zezë.

Si do të karikohet?

IOS 11 GM konfirmon se ngarkimi pa tel do të jetë i pranishëm në iPhone-in e ri.

Sistemi i ngarkimit do të funksionojë me 7.5 watts, që do të thotë se nuk do të ofrojë shpejtësi më të shpejtë të ngarkimit sesa ngarkuesit konvencionalë.

Por blogeri John Gruber, një analist i informacionit i Apple sugjeron që teknologjia induktive e tarifimit do të shitet veç e veç dhe nuk do të përfshihet në blerjen e iPhone-it të ri.

Si mund ta shihni eventin e prezantimit të tij?

Ju mund ta ndiqni atë vetëm nëse keni një Mac që mban Safari ose në një laptop Microsoft Edge duke klikuar në Apple.com. Eventi fillon në orën 6 PM në Mbretërinë e Bashkuar.

Ah, çmimi: 999 paund një iPhone 8 me 64 GB memorja, por për çdo njësi memorje të rritur kompania do shtojë edhe çmimin me 100 paund./MailOnline