Merr fund fejesa 6-vjeçare, Shpati: Isha unë që e ndava, nuk ka shanse për ribashkim

loading...

Afërdita: Do të flas në kohën e duhur për ndarjen.

33

loading...
Ata kanë gjashtë vite që frekuentojnë njëri-tjetrin dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë krizë në lidhjen e tyre, të paktën deri më tani nuk kishim dëgjuar ndonjë krisje në dashuri, ndonëse largësia e bënte të veten. Afërdita për shkak të obligimeve të karrierës ishte e detyruar të largohej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Shpati mbetej me punët e tij në Maqedoni. Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj, çifti simpatik, duket se i ka dhënë fund fejesës dhe romancës disavjeçare pikërisht këtë të hënë, ditën e fillimit të javës. Ditë e re, nafakë e re për këngëtarin! Në mëngjes herët Shpati ishte përgatitur që të deklarohet si beqar, pasi tashmë është ndarë nga e fejuara. Edhe pse shpesh shfaqeshin së bashku duke u deklaruar shumë të dashuruar, siç duket kjo lidhje në distancë nuk e kishte pasur problem të funksiononte deri në këtë kohë, ose të paktën Shpati nuk kishte qenë i guximshëm që të pranojë krizën që ka pasur në lidhjen e tyre. Afërdita shpesh udhëtonte drejt Shkupit për të vizituar të fejuarin, qëndronte me ditë të tëra dhe më pas së bashku nisnin obligimet e tyre, qoftë koncerte, mbrëmje muzikore, intervista apo evente të ndryshme. Për kaq vite sa kanë qenë së bashku, çifti ka pozuar jo pak herë në disa revista, ndërsa kanë realizuar edhe fotosesione tek i mirënjohuri Fadil Berisha. Të pyetur shpesh për ndonjë martesë të mundshme, ata të dy gjithmonë justifikoheshin se nuk kanë kohë për shkak të angazhimeve profesionale. Madje në një intervistë të fundit dhënë për mediat shqiptare, Afërdita është shprehur: “Kemi plane, por kur nuk e dimë. Sa herë themi do martohemi vitin e ardhshëm, na dalin aktivitete. Ne duam të bëjmë një dasmë të madhe. Si fillim duam ta bëjmë tradicionale, pastaj mendojmë në rrethin e ngushtë familjar. Por kur të vijë koha, është e sigurt një gjë, që dasma do të bëhet në Shkup. Familja ime do të vijë aty, kështu e kemi planifikuar”, është shprehur Dreshaj, me shpresë që një ditë do të jetë nuse te familja Kasapi, por një gjë e tillë deri më tani nuk ndodhi e as nuk ka për të ndodhur. Fjalët për krizë në lidhjen e tyre dolën pas shfaqjes së Afërditës në vilën e aktorit të famshëm Leonardo Di Caprio, ndërsa për këtë rast është prononcuar edhe Shpati, duke thënë se vajza në foto është Afërdita, ndërsa Di Caprion e kemi mik dhe e kemi takuar disa herë. Arsyet e ndarjes ende nuk dihen, por i kontaktuar nga gazeta “Panorama”, Shpati e ka pranuar ndarjen duke thënë: “Kam deklaruar unë që jam ndarë nga Afërdita e jo mamaja ime, siç është shkruar në disa portale. Kam dhënë vetëm një deklaratë të shkurtër, por nuk dëshiroj të flas shumë rreth arsyeve të ndarjes, thjesht nuk na shkonte”, është shprehur këngëtari i njohur Kasapi në lidhje me ndarjen e tij nga bukuroshja Dreshaj. I pyetur gjithashtu nëse ka ndonjë mundësi ribashkimi e tejkalimi të krizës, ai është shprehur shkurt: “Jo, nuk ka shanse”. Portale të ndryshme gjatë javës kanë shkruar se shkaktarë kryesorë për ndarjen e Shpatit nga Afërdita ka qenë pikërisht e ëma e Shpatit, znj. Gjylymsere Kasapi (profesoreshë në universitet), e cila nuk ka mundur të durojë fjalët që fliteshin për nusen e djalit të saj nëpër media dhe qarqe të ndryshme. Ndërsa miq të afërt të Shpatit kanë deklaruar se ata kanë mundësi të ribashkohen pas një kohe, për shkak se Shpati është shumë i dashuruar pas saj, ndërsa Afërdita e ka keqpërdorur mirësinë e të fejuarit. Gazeta ka kërkuar të marrë prononcim edhe nga Dreshaj, por ajo është përgjigjur shkurt, duke na thënë se për ndarjen do të flasë në një moment tjetër.(panoramaplus)

loading...