Merr 10 mijë dollarë USD se është “i shëmtuar”

Capture

Njerëzit shpesh ankohen se janë të shëmtuar dhe duan të zbukurohen gjithmonë e më shumë. Ata madje paguajnë dhe shuma kolosale për operacione estetike. Por ka njerëz të cilët jo vetëm që nuk mërziten për shëmtinë e tyre, por fitojnë prej saj mijëra dollarë.

Njeriu, të cilit së fundmi i janë shtuar shumë para në llogarinë e tij bankare, i ka fituar ato vetëm për fytyrën e tij të shëmtuar ka bërë të ditur “Negerian Entertainment Today”.

Kinezi Tang Shuquan nga qyteti i Chengdu-së në Kinë ka fituar 10 mijë dollarë se e ka shtrembëruar fytyrën në një mënyrë që e ka bërë atë të jetë njeriu me fytyrën më të shëmtuar në planet.

Ai ka fituar këtë çmim dhe ka hyrë në librin e rekordeve Guinness. Tang-u madje ka sfiduar këdo që arrin ta bëjë fytyrën më të shëmtuar se të tijën duke vënë edhe një çmim për këtë. “Kushdo që arrin të bëjë një fytyrë më të shëmtuar se timen do t’i jap menjëherë 15 mijë dollarë”.