Mercedes X-Klasse vjen në vitin 2018

loading...

15_03_13_26383_Mercedes

loading...
Mes modeleve Smart dhe A-Klasse, ekziston një hapësirë e pashfrytëzuar për edhe një segment automobilistik – të cilin Mercedes e ka ndërmend të shfrytëzojë. Modeli i ri, që do të mund të zhvillohet me ndihmën e aleancës Renault-Nissan, parashihet të marrë shenjën identifikuese X, ndërsa pritet të paraqitet në treg në vitin 2018.

Siç raporton AutoBild, X-Klasse do të ishte i kategorisë së Renault Clio-s, me tërheqje në rrotat e para – siç është rasti me modelin A-Klasse.

Edhe pse duket se një ide e tillë do mund të ishte jo shumë e mirëpritur nga adhuruesit e Mercedesit, raportohet se ky model do të ishte krejtësisht ndryshe nga modelet franceze, sepse, do të kishte një dizajn unik, dhe i pajisur me enterier dhe pajime shumë kualitative.

Motori parashihet të jetë tre-cilindërsh 1.0 litra si dhe katër-cilindërsh 1.5 litra.

Në Mercedes nuk duan që klasa e tyre e re e automobilave të kategorizohet në kuadër të automobilave të lirë – mirëpo, sipas përllogaritjeve, çmimi i këtij modeli do të ishte nën 20.000 euro.

Në treg, Mercedes X-Klasse do të ishte një model që do të ishte i barasvlershëm psh. me Audi A1 ose edhe me ndonjë model të mundshëm që planifikohet nga BMW.

Si ilustrim për klasën e re të Mercedesit po ua prezantojmë një përpunim kompjuterik, të realizuar nga artisti Theophilus Chin.

loading...