Mercedes-G Class me version urban? – FOTO

0a

Ekzistojnë modele automobilash dizajni i të cilëve me vite i qëndron kohës. Zakonisht fjala është për automjetet specifike me dedikime të veçantë siç janë Land Rover Defender dhe Mercedes G Class, transmeton Koha.net.

Me kohë këta automobila terreni kanë fituar status kulti ndaj njerëzit kanë filluar t’ i blejnë si life- style automobila. Që t’i përshtaten nevojës së klientelës së të pasurve, prodhuesit Defender-in dhe G class- e pajisen me pjesë të ndryshme luksoze dhe me motorë më të fuqishëm.

Megjithëkëtë, gjatë këtyre dekadave, mos ndryshimi i dizajnit të jashtëm ka qenë i shenjtë. Mercedes me G Classe-n e vet tash për tash u qëndron presioneve të tregut ashtu që me ndryshime minimalet eksterierit edhe gjenerata më e re bart vulën e njohur të automjetit që ka ekzistuar qe më shumë 30 vjet.

Por, disa simpatizues të Mercedes-i dhe të dashuruar në G Class, po imagjinojnë versionin urban i cili do të mbante megjithatë retro-elementë të modelit origjinal. Inspirimin e ka gjetur në konceptin Mercedes Ener-G-Force nga viti 2012.

0b