Mercedes-Benz CLA, Coupe me 4 dyer

merce

Mercedes-Benz e ka zgjeruar ofertën e tij të modeleve me klasën CLA plotësisht të re në formë të Coupe-s me 4 dyer pa korniza. Coupe e re me 4 dyer një model i cili karakterizohet me stil të lartë, i cili kahet fillestare të dizajnit i ka marrë nga klasa CLS e cila me dizajnin e vet ka inspiruar shumë brende të cilët mundohen të imitojnë këtë tip specifik të karrocerisë.

Modeli i ri CLA sjell vetitë më të mira aerodinamike në klasën e vet, sistemin e tërheqjes me 4 rrota 4MATIC, e shumëçka tjetër. Coupe i ri me 4 dyer pa dorëza me sukses ka bartur elementet e dizajnit nga Concept Style Coupe, në automobil të prodhimit serik. Modeli i ri do të pajiset me një varg sistemesh ndihmëse si Collision Prevention Assist, i cili do të jetë pjesë e pakos bazë.

Gjatë shpejtësive mbi 6 km/h, ky sistem ndihmës i cili punon me ndihmën e radarit, paralajmëron vozitësin në pengesa dhe parasheh sasinë e forcës së frenimit kur vozitësi e shtyp pedalin e frenave. Nga elementet teknike të ikonës së re të dizajnit, duhet përmendur edhe vetitë aerodinamike.

Koeficienti i rezistencës së ajrit prej 0.23 Cd tek CLA, është më i ulëti jo vetëm tek modelet Mercedes-Benz, por edhe nga të gjitha veturat tjera serike. Qarkullimi i mirë i ajrit i cili ka veprim të mirë në harxhimin e karburantit gjatë vozitjes së përditshme, është rezultat i optimizmit të përgjithshëm aerodinamik të dizajnit të kësaj veture.

Pamja progresive dhe sportive e jashtme, është bartur edhe në brendi. Sipërfaqet gri Antracit, vijnë në mënyrë standarde ndërsa në pajisjet shtesë vijnë edhe sipërfaqet me disa lloje të drurit dhe aluminit. Në përputhje me grupin e shënjuar të blerësve potencial, modeli i ri CLA do të jetë i pajisur edhe me gjeneratën më të re të sistemeve multi-mediale me një varg funksionesh, aplikacionesh dhe grafikesh interesante.

Aty gjendet ekrani 5.8 inç dhe bërthama Bluetooth, që janë pjesë e pajisjeve bazë. Si opsion mund ta porosisni ekranin më të madh 7 inç me zgjedhjen e pakos Multimedia, e cila sjell edhe sistemin COMAND me navigacion, manovrim me zë, portin SD, CD/DVD Changer me komanda të integruara në pllakën me 6 CD apo DVD, 10GB hapësirë për muzikë dhe kamerën për vozitje prapa.

Dizajni inovativ, kornizat e optimizuara aerodinamike, teknologjia më e përparuar dhe theksi modern dhe i ri me karakter të theksuar sportiv, do të jenë një karrem shumë tërheqës për shumë blerës.

Vozitje e fuqishme dhe efikase

CLA250 për motor përdor atë benzinë me 4 cilindra 2.0 litërsh i cili ofron 208 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 350 Nm. Motori në fjalë vjen me funksionin Stop/Start, i cili është pjesë e pakos bazë dhe e ul edhe më shumë harxhimin e karburantit, ndërsa vjen në kombinim me transmisionin me 7 shpejtësi i cili ofron kombinim të shkëlqyer të performancave sportive dhe rehatisë në vozitje.

Motorët benzinë përfshinë edhe ai 1.6 l, derisa motorët dizel është ai 2.2 litërsh që vjen me 136 dhe 170 kuaj fuqi. Sa i përket harxhimeve, ato janë tejet efikase dhe për 100 kilometra të kaluara, shpenzon mesatarisht 6.2 litra. Shpejtësia është e kufizuar në 240 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrihet për vetëm 6.7 sekonda.

Mercedes-Benz CLA250 i ri do të jetë në dispozicion me gjeneratën e re të sistemit të tërheqjes me 4 rrota 4MATIC me shpërndarje të plotë dhe të barabartë të momentit rrotullues. Të mirat e sistemit 4MATIC janë masa e ulët nga sistemet konkurrente si dhe efikasiteti më i lartë.