Menyra natyrale si te pastroni veshet pa i demtuar

loading...

loading...

Dylli në veshë është një gjë krejtësisht normale, proces me të cilin pengohet hyrja e baktereve, e ndotjeve dhe e pluhurit në brendi të veshit.

Fatkeqësisht, dyllin e veshëve shumica e konsiderojnë si yndyrë të panevojshme dhe ndyrësi, andaj e eliminojnë çdo ditë.

Më e keqja e gjithë kësaj është që zakonisht këtë e bëjmë me ndihmën e shkopthave për veshë, gjë që vetëm i shtyjmë më thellë bakteret në brendësi të veshit.

Ajo që është më pak e njohur është që teprica e dyllit të veshëve eliminohet vetë, mirëpo kur kjo nuk ndodh për shkak të cilësdo arsye, shfaqen simptoma të padëshiruara.

Krijohen duqe të cilat bllokojnë daljen e dyllit, me ç’rast shkaktojnë dhembje të veshëve, probleme me sinuset, dhembje koke, dëgjim të dobësuar, ndonjëherë edhe marramendje.

loading...