Mënyra më efikase ta shëroni dhimbjen e dhëmbit për vetëm pesë sekonda

Ekzistojnë disa arsye që e shkaktojnë dhimbjen e dhëmbit, por ekzistojnë disa mënyra natyrale që të merreni me dhimbjen, para se të vraponi te dentisti,transmeton gazeta Kosova Sot.

KARAFILI
Ky është ilaçi më i mirë vendor i përdorur kundër dhimbjes së dhëmbit. Nëse keni vaj karafili në shtëpi, thjesht vendosni disa pika vaj karafili në dhëmb, por kujdes të mos e përpini.

 KRIPA 
Vendosni një lugë kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe e përzieni mirë derisa kripa të tretet. Ujin e vendosni përreth dhëmbit dhe më pas e shpëlani mirë.

HUDHRA 
Shtypni një thelpinj të hudhrës dhe e vendosni drejtpërdrejt në dhëmbin ku ndieni dhimbje. Hudhra ka efekt të fortë si analgjetik dhe antioksidues dhe mund t’ju lirojë nga dhimbjet.

QESKAT E ÇAJIT
Ky është edhe një ilaç tjetër popullor. Procedura është shumë e thjeshtë. Merrni një qeskë të çajit të përdorur dhe e vendosni në dhëmbin ku ndjeni dhimbja, derisa qeska të jetë e ngrohtë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, është të merrni ndonjë aspirinë apo analgjetik tjetër.Mënyra më efikase ta shëroni dhimbjen e dhëmbit për vetëm pesë sekonda