Menduan se kishte tumor në bark, por mjekët zbuluan diçka edhe më tragjike

Zahra Aboutalib, jeton në një fshat të vogël në Marok. Ajo është nëna e tre fëmijëve të adoptuar, të cilët i kanë dhënë nipër dhe mbesa e jetojnë të thjeshtë e të lumtur.

Më në fund, ajo mbeti shtatzënë, kur erdhi koha të lindte, dhimbjet ishin të tmerrshme dhe mjekët thanë se duhej të kryhej prerje cezariane për ta lindur foshnjen.

Por, foshnja me vendosshmëri mbeti në barkun e nënës dhe nuk mundi të lindte. Pas pak ditësh, dhimbjet pushuan dhe foshnja u ndal.

Në kulturën marokene, besohet se një fëmijë mund të fle brenda nënës për ta mbrojtur nderin e saj. Zahra e besoi këtë mit dhe e largoi shtatzëninë nga mendja e saj.

Shumë vite më vonë, kur Zahra ishte 75 vjeç – dhimbjet u kthyen papritmas. Djali i saj i shqetësuar për mirëqenien e nënës e dërgoi tek një specialist. Për këtë ata duhej të udhëtonin në Rabat. Konstatimet e tij ishin se barku i saj kishte një tumor ovarian por skanimi ultra zbuloi një masë që as vet doktori nuk mund ta identifikonte.

Pastaj, konsultimi me radiografin, zbuloi se fetusi që u zhvillua gjatë shtatzënisë kishte dalë nga tuba fallopiane dhe vazhdoi të rritej në zgavrën e barkut duke u bashkangjitur me placantën e saj tek organet vitale rreth stomakut.

Pas 4 orësh operacion, “foshnjën guri”, arriten me sukses ta largonin nga barku i nënës dhe kjo rezultoi që ajo të dilte shëndosh nga operacioni. Ky lloj rasti është shumë i rrallë.