Mendonte se vuante nga dhëmballa por kur shkon të vizitohet i thonë lajmin e hidhur (FOTO)

Jenia Yoon një vajzë 28- vjeçare, e cila mendonte se ishte enjtur nga dhëmballa por kur ka shkruar të vizitohet i kanë thënë se i kishte mbetur shumë pak kohë për të jetuar.

Vajza është diagnostikuar me kancer në nofulla. Fytyra e saj është deformuar aq shumë sa nuk njihet më. Ajo ka dhimbje të tmerrshme edhe pse ka që nëntor të vitit 2015 që ka filluar të bëj kimioterapi.

Edhe pse për vajzën janë dhuruar donacione për trajtime, Jenia nuk ka pasur asnjë përmirësim. Enjtja është bërë aq agresive sa ka kapur edhe pjesën e hundës.

Ajo nuk del më as nga shtëpia sepse pamja e saj është me të vërtetë e frikshme. Mjekët thonë se vajzës i kanë mbetur edhe 5 muaj jetë.