Mendonte se ishte me grip, kur u zgjua u terrorizua nga ajo që pa

Një 33-vjeçari nga Chesiri në Angli i ka ndodhur ajo që nuk e priste kurrë dhe e gjitha kjo vetëm për shkak të neglizhencës.

Kevin Mannion mendoi se e kishte zënë gripi dhe refuzoi të shkonte tek mjeku. Mirëpo, kjo gjendje e cili i zgjati disa ditë, do t’i rezervonte një surprizë një mëngjes, kur ai u zgjua dhe donte të puthte të dashurën.

Ajo u shokua kur pa se ai ishte i mbuluar nga gjaku. Menjëherë 33-vjeçari u dërgua në spital, ku u diagnostikua me sindromën e rrallë Stevens-Johnson, sëmundje lëkure.

E fejuara e tij ka thënë se këmbëngulte gjithmonë që ai të shkonte tek mjeku, por nuk ka pranuar deri kur gjendja u përkeqësua.

30-vjeçarja, Tanya Jackson tha se tani ai është duke u kuruar dhe ka vetëm dhimbje fyti.