Mendoi se kishte fituar 10 euro, por kur shkoi të tërheqë paratë u surprizua Shqiptari

loading...


Një shqiptari të papunë në Itali i ka rezervuar fati një surprizë.
Shqiptari që jeton në Montebelluna është paraqitur në pikën e shitjes së biletave të lotarisë, me pretendimin se kishte fituar 10 euro. Por pas verifikimit, rezultoi se ai ishte fitues i një shume prej 10 mijë eurosh.
“Më tha se kishte fituar 10 euro. E pashë biletën dhe i thashë që në fakt kishte fituar 10 mijë”, thotë personi që i ka shitur biletën.
“Ishte i lumtur. “Sa mirë, me këto para mund të riparoj çatinë”, më tha. Nuk është lojtar i fiksuar, por nganjëherë blen ndonjë biletë. Jam i lumtur për të, sepse e di që aktualisht është i papunë”, shprehet shitësi për mediat italiane./shekulli
a1

loading...

loading...