Mendes: Dua role dramatike

Mendes-Eva-marie-claire

Konsiderohet si një nga femrat më të bukura në Hollivud dhe është e lidhur me aktorin Ryan Gosling, por Eva Mendes kërkon që publiku të shohë tek ajo aftësitë si aktore dhe jo format trupore ose bëmat në jetën private. 

“Mbase njerëzit më konsiderojnë seksi, por unë nuk jam vetëm kaq. Dua që regjisorët të më kenë parasysh edhe për role ku ka nevojë për humor ose role dramatike”, deklaroi aktorja.

“Nuk e di me siguri, por mund të ketë pasur regjisorë që nuk më kanë marrë parasysh për role të caktuara për shkak të pamjes time të jashtme. Ky është një biznes që i sheh femrat si objekt seksual dhe unë jam lodhur duke u parë si një femër seksi”, shtoi Mendes.