Memollari: Pas përplasjes e shtypa gazin nga frika. Ekspertiza zbardh aksidentin e Dhurata Priftit

20 – vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik të së mërkurës, ku humbi jetën nëna e dy fëmijëve, ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Andrea Memollari, i cili u prangos pak orë pasi aksidentoi për vdekje Dhurata Pritin, ka deklaruar se nuk e mbante mend se si kishte ndodhur saktësisht aksidenti, por kujtonte se mbas goditjes së parë e kishte zënë paniku dhe i ka dhënë gaz makinës nga frika, pasi ishte trembur.

Ai ka shtuar se nuk e mendonte se do t’i kalonte përsipër nënës së dy fëmijëve dhe se u largua nga vendgjarja pasi ishte në gjendje paniku.

Sipas ekspertizës paraprake auto –teknike të kryer në vendngjarje rezulton se, shpejtësia e makinës ka qenë 35 km/orë, semafori ka qenë portokalli dhe pas goditjes së parë, sipas ekspertëve, Memollari nuk ka bërë asgjë për të minimizuar pasojat, madje ka shtuar shpejtësinë, çka ka qenë fatale për jetën e 45 – vjeçares.

Nga ana tjetër, ekspertët sqarojnë se Dhurata Prifti nuk ka qenë duke kaluar te vizat e bardha. Por përgjegjësia, sipas tyre, i takon 20 – vjeçarit për mosdhënie prioriteti këmbësorit.

Sipas ekspertizës mjeko – ligjore rezulton se Dhurata Prifti ka marrë plagë të tilla që kanë shkaktuar shokun e rëndë traumatiko – hemoragjik. Sipas mjekëve, tek viktima janë konstatuar dëmtime të rënda të indit trunor, dëmtime në pjesën e gjoksit dhe në gjymtyrët e sipërme.

Andrea Memollari akuzohet nga Prokuroria për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shkaktuar vdekjen e një personi”, e cila dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Andrea Memollari ka shkelur edhe herë të tjera rregullat e qarkullimit rrugor. Në vitin 2015, ai u dënua nga gjyqtari Martin Deda me 40 orë pune, në interes publik për korrupsion aktiv, pasi tentoi t’i jepte para policëve rrugorë, që e kishin ndaluar për tejkalim të shpejtësisë.

I njëjti gjyqtar, në një rast të ngjashëm, për të njëjtën vepër penale, korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë rrugore, ka dhënë dënim me burg 8 muaj

.Screenshot_1