Meksikë, vritet një vrasës me pagesë, ishte vetëm 13 vjeçar

vrasesi_2

Meksikani 13 vjeçar, Hoze Armando Moreno Leos, i cili vetëm tre javë më parë u arrestua dhe pranoi se ai mori pjesë në të paktën 10 vrasje, u gjet i vdekur në shtetin federal të Zakatekas në Meksikën qendrore. Moreno Leos, është vrarë me stil të ekzekutimit, së bashku me pesë persona tjerë të rinj.

Pas arrestimit të tij në muajin shkurt, Moreno Leos, me urdhër të Prokurorit Publik Suprem të Meksikës, është liruar në përputhje me ligjet e atjeshme që ndalojnë burgosjen e personave më të rinj se 13 vjet madje edhe në institucionet korrektuese.

Djali më 20 shkurt, duhej që të paraqitet para gjykatës që t’i përcaktohet kujdestar dhe masat që do ta ndihmonin që të largohet nga bota e krimit. Megjithatë, në gjykatë u shfaq vetëm nëna e tij, i cili tha se ajo ka humbur gjithë kontrollin mbi të qysh kur Moreno Leos ishte 11 vjeçar, kur edhe ka ikur nga shtëpia.