Megan Fox dëshiron më shumë fëmijë

f.0129134010967_m

Mmegan Fox thotë se ajo nuk mund të përqendrohet në karrierën e saj që nga lindja e djalit Noah katër muaj më parë, pasi dëshiron të ketë më shumë fëmijë.

“Kam kuptuar bekimin që vjen me ta – kam kuptuar sa me fat jam që punoj me Judd [Apatow] – por kënaqësia më e madhe për mua është të jem me djalin tim”.

“Vetëm dua t’i jap Noah sa më shumë nga vetja që mundem. Dhe dua të kem më shumë fëmijë. Për këtë po rreh zemra ime”.

“Gjithë çfarë kam dashur të bëj gjithë, gjithë jetën time, është të kem fëmijë, dhe, tash, e kam bërë këtë… është shumë vështirë për mua të bëj këto gjëra (aktrimin) pasi ndjehem sikur ajo nuk është më puna ime. Puna ime është të jem me të”, ka thënë 26-vjeçarja.