Mediat serbe ankohen se kosovarët po i provokojnë (FOTO)


Mediat serbe sot përpos që kanë raportuar për rekomandimin e lëshuar nga Komisioni Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ata gjithashtu kanë thënë se kosovarët po i provokojnë mediat, duke shkruar në rrjetet sociale se ‘çfarë do të thonë tani mediat serbe”. E këto postime, mediat serbe i kanë quajtur provokime.
Në njërën prej mediave më të mëdha serbe, kanë publikuar edhe postimet e qytetarëve të Kosovës, se si janë gëzuar për lajmin e marrë për rekomandimin e heqjeve të vizave.

Mirëpo, njërin nga postimet që ata e kishin publikuar, shihet se e kanë përkthyer me Google Translate, duke e bërë atë postim në gjuhën angleze jo të kuptueshëm./GazetaExpress/
v1