Mediat ruse spekulojnë për dy figura të njohura që do të angazhohen në bisedimet Kosovë-Serbi

loading...

Tash pas mediave serbe, edhe ato ruse kanë filluar të merren goxha shumë me Kosovën. Sputnik’u rus, ka publikuar një artikull, ku pretendon se ish negocatori statusit të Kosovës, ish presidenti Finlandez Marti Ahtisari, dhe ish sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright, do të bëhen pjesë e ekipit negociator të Kosovës, në bisedimet me Serbinë.

Kjo media ruse, pretendon se këtë informatë e ka mësuar nga burime të afërta me ekipin negociator të Kosovës. Aty thuhet se paratë për të paguar Ahtisarin dhe Albright’in Kosova do t’i sigurojë nga diasporra, gjegjësisht nga një biznemen i fuqishëm,

përcjellë gazetametro.net.

Angazhimin e diplomatit finlandez, sipas Sputnik, Kosova është duke e bërë me qëllim që të përshpejtojë procesin e negociatave që të mund të arrijë sa më shpejtë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas këtij burimi të pretenduar të Sputnik, Prishtina po është e pakënaqur me brishtësinë e Bashkimit Europian, dhe tani po lobon për të futur në lojë sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë thuhet se Prishtina ka angazhuar Ahtisarin, dhe ai, përkatësisht ekipi i tij, ka filluar të lobojë në qarqe të caktuara në Uashington që t’i bëhet presion Brukselit, për të zgjeruar tryezën e bisedimeve.

Tani për tani kjo është e gjitha, por pritet ekipi të përfshijë edhe Madeleine Albright si këshilltare, e edhe disa njerëz që janë të afërt me qarqet e NATO’s.

loading...

The post Mediat ruse spekulojnë për dy figura të njohura që do të angazhohen në bisedimet Kosovë-Serbi appeared first on albagrafi.

loading...