Mediat në Kosovë po dalin si kërpudhat

Mediat në ish-Jugosllavi kanë problem të madh ndikimin e biznesit dhe politikës. Kjo pasi që, sipas “The Economist”, ato ballafaqohen me presione të ndryshme, si rezultat i “përfitimeve” materiale që mund të kenë nga ato.
Çdo vit “Reporters Sans Frontieres” bën radhitjen e (mos)respektimit të lirisë së shtypit në 180 vende botërore.
Nga viset ish-Jugosllave, në pozitë pak më të mirë në listë figuron Sllovenia, si e 34-ta.
Nga të tjerat, Serbia është në vendin 54, si dhe Kroacia e 65-ta. Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia, mbeten të fundit.
Për vendet që tashmë janë në Bashkimin Evropian (Sllovenia dhe Kroacia) ose aspirojnë të bashkohen, kjo renditje është alarmante, shkruan “The Economist”.
“The Economist” vlerëson se problemet kryesore janë të ngjashme, por çdo vend gjithashtu ka shqetësimet e veta. Për shembull, “Qeveria e Serbisë kontrollon drejtpërdrejt ose indirekt rreth 40 për qind të reklamave, shumica e tyre nga kompanitë shtetërore”.
Pas zgjedhjeve, shumica e mediave, përfshirë transmetuesin publik, u zhvendosen në favor të figurës më të fuqishme, Aleksandar Vuçiq. Redaktorët e dinë se Vuçiq nganjëherë mund të telefonojë personalisht t’i qortojë ata. Si një shembull, ai nuk donte që martesa e tij të raportohet dhe kështu ndodhi.
Në Kosovë mediat “janë duke dalë si kërpudhat”, thotë Agron Bajrami, redaktor i “Koha Ditore”.
Shumë gazeta duket se mbështeten nga partitë politike, në financimin e operacioneve.
Korrupsioni i dukshëm është gjithashtu një problem. Transmetuesi publik në gjuhën serbe, i cili mbështet palën serbe në Qeverinë e Kosovës, ka qenë i zhytur në akuzat për nepotizëm dhe keqpërdorim të parasë publike.
Në Shqipëri, thotë analisti Remzi Lani, mediat janë ende “sandviç në mes të biznesit dhe politikës”. Ai shton se problemet më të mëdha që përballen gazetarët shqiptarë, duke përfshirë edhe pagat e ulëta dhe moralin, janë të përbashkëta në të gjithë Ballkanin.
“Ne kemi lëvizur nga një epokë të represionit, në atë të presionit”, citohet të ketë thënë Lani./Koha ditore