Mediat kroate: Prishtina po feston, Beogradi po vajton


Mediat kroate kanë shkruar se pas pranimit të Kosovës në UEFA, Prishtina ka filluar festën , ndërsa Beogradi ka filluar vajtimin. Reagime të shumta ka pasur edhe nga zyrtarët serb duke kundërshtuar kështu këtë vendim të UEFA’s. Ata kanë thënë se vendimi është marrë në mënyrë të jashtëligjshme
Me 28 vota pro dhe 24 kundër, në Budapest, Kosova është bërë anëtare e UEFA’s. Tani, Kosova është bërë anëtarja e 55’të e Federatës së Futbollit Europian, shkruan Jutarnji, transmeton Gazeta Express.

Vetëm dhjetë ditë e ndajnë Kosovën nga anëtarësimi në FIFA, e cila mund t’ia mundësojë asaj kualifikimin për Kupën e Botës në Rusi. Kështu kanë shkruar mediat kroate, transmeton Gazeta Express.
med