Mediat greke “UÇK-ja organizoi arratisjen e armatosur të 12 shqiptarëve në burgun e Trikalës”

loading...

UÇK

loading...

Mediat greke bëjnë me dije se pas arratisjes së mirë organizuar dhe të armatosur të burgut të Trikalës, fshihet UÇK!

Sipas tyre, policia disponon fakte dhe duke u bazuar në taktikat e arratisjes, në mënyrën e organizimit, në betejën e ashpër, në mbulimin me dy brezave zjarri luftarak, ku për pasoj mbeten të plagosur tre gardian grekë, tregojnë se operacionin e organizoi UÇK-ja!

Madje, këto media të cilat i referohen shërbimeve sekrete të shtetit dhe asfalies greke, arrijnë deri aty saqë e konsiderojnë si de fakto që ky sulm ishte “sulmi i parë i armatosur i ushtarëve të UÇK-së në Greqi”.

Të dhënat e grumbulluara rreth përdorimit të saktë të bombave të dorës, të mbështetura nga breshëri armësh të personave që u arratisën dhe grupit që i priste nga jashtë burgut, si dhe kurthi i ngritur për të humbur gjurmët me makinën që arratisën ta “minoni” me bomba dore për mediat greke përbën fakt të padiskutueshëm se grupi që ndihmoj në arratisje ishin antarë ose paraushtarak të UÇK-së.
Për më shumë se 45 minuta u zhvillua një betejë e vërtet lufte referon Defence.gr, me gardianët e burgut, të cilët u zunë në befasi, ndërsa qetësia e organizatorëve dhe “dëshira” për të luftuar tregon se ishin paraushtarak të stërvitur mirë./lajmeonline.eu/

loading...