Mediat gjermane shkruajnë për familjen kosovare që fshati s’lejon të dëbohet nga vendi

loading...

vendi-1

loading...

Një familje nga Aqareva e Skenderajt, e cila kishte emigruar ilegalisht në Gjermani, në fillim të vitit 2015, është bërë lajm në këtë shtet dhe ka marrë vëmendjen e gjermaneve.

Familja Beqiri, ka arritur të integrohet në mënyrë shembullore në SanktMärgen të Hochschwarzwaldit, një fshat ky me rreth 800 banorë, për çka ka fituar simpatinë e gjithë fshatit.

Të ardhurat që realizojnë e bëjnë familjen të pavarur nga asistenca shtetërore . Kjo pasi që kryefamiljarja punon si kujdestare në hotelet më të mëdha të vendit, kryefamiljari si bojaxhi në ndërmarrjen më të njohur lokale. Fëmijët e ndjekin shkollimin e rregullt, flasin shkëlqyeshëm gjermanisht dhe bëjnë pjesë kryesisht te gjysma më e mirë e nxënësve.

Por pavarësisht kësaj Samiu me gruan e tij Shehdijen dhe fëmijët e tyre, në çdo moment priten të dëbohen sepse Kosova llogaritet si një vend i sigurt.

“Ata paguajnë më shumë tatime se çka paguar ndonjëherë ndonjë gjerman në asistencë apo ndonjë funksionar i futbollit’, shkruajnë mediat lokale.

Sipas gazetave gjermane për mos dëbimin e tyre në Kosovë, po bëhet rezistencë. Banorët e fshatit ku jeton familja, kanë bërë peticion kundër largimit të tyre, i cili po nënshkruhet masovikisht madje edhe nga banorët më të vjetër të fshatit.

Në anën tjetër edhe mësuesit e fëmijëve iu janë drejtuar me shkrim autoriteteve që në këtë rast të sundojë humanizmi përpara burokracisë. Për rastin e kosovarëve është mobilizuar një komunitet i tërë.

Ndërkaq pronari i firmës ku punon Sami Beqiri lufton kundër humbjes së punëtorit të tij më të mirë. Pa Shaqirin ai duhet ta mbyllë ndërmarrjen.

loading...