Mediat boshnjake: Kemi dëshmi që tregojn se Arkani është gjallë!

Passport.jpg1

 

Mediat boshnjake shkruajnë se krimineli famëkeq serb, Zhelko Razhnatoviq – Arkan, është gjallë dhe shëndoshë “si topi” dhe se së fundi është parë në Tajlandë i shoqëruar me bashkëshorten e tij, këngëtaren Ceca.

Këto media përkujtojnë edhe ditën e varrimit të kriminelit, ku Ceca nuk lejoi askënd ta shikojë trupin e pajetë të kriminelit Arkan, por edhe deklaratën e djalit të tij, Velkos, i cili ditë më parë kishte thënë publikisht se “babai im është gjallë dhe shëndosh”.

“Ai më dërgoi dhuratë për datëlindje”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, në mënyrë natyrale rrjedhin pyetjet se pse Ceca pas gjithë këtyre viteve nuk është martuar sërish, pse nuk është cekur ndonjë i dashur i saj, dhe se pse gjithmonë shoqërohet me miqtë e burrit të saj të ndjerë.

Si dëshmi vendimtare, mediat boshnjake cekin fotografitë e këngëtares Ceca, e cila vazhdimisht publikon imazhe nga pushimet, ndërsa kurrë nuk shihet qartazi mashkulli që e shoqëron në ato momente.