Meda ‘diss’ Labit?! (Foto)

6588

Aktivitetet humanitare të Labit tash e sa kohë kanë marrë jehonë në publik. Të shumtë janë njerëzit që po e përkrahin në këto iniciativa.

Madje disa prej tyre po kritikojnë kolegët e Labit, për faktin se po pushojnë me familjen.

Një komentues i ka kërkuar Medës që të mos lavdërohet me pushimet luksoze por të marrë shembull nga Labi dhe t’i ndihmojë familjet e varfra.

Nuk ka munguar as replika e këngëtarit.

“Nuk kam shku me u fry i nderuar por për me pushu. E kur kam ndihmu unë, tjerët kanë fjetur dhe un prapë ndihmoj vetëm se unë ato ndihma nuk i postoj sepse i bëj për hir të Allahut. Me respekt Meda”, ka shkruar ai.