“Më vrau të dashurin më mbajti lidhur me zinxhirë dhe më përdhunoi”, rrëfimi tronditës i gruas (VIDEO)

Vrasësi serial Todd Kohlhepp ka mbajtur peng një grua, pasi i ka vrarë të dashurin. Ai e ka përdhunuar dhe e ka lidhur me zhinxhirë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nëntor të vitit të vitit 2016. Por vetëm tani gruaja ka marrë guximin të rrëfej ngjarjen më të frikshme dhe të hidhur të jetës së saj.
Gjithashtu është publikuar edhe një video që tregon momentin, kur gruaja është shpëtuar. Pasi hapën dyert, aty zbuluan gruan që ishte lidhur me zinxhirë. Ajo është mbajtur peng dy muaj.
Vrasësi kishte marrë peng edhe të dashurin e 30-vjeçares, Charlie Karver, por atë e vrau duke i qëlluar tre herë me armë në kraharor. Më pas e kishte mbështjellë me tapet. Ende nuk është gjetur se ku është varrosur.
VIDEO