Më vardisej motra e të fejuarës! Dhe une…


Jam një djalë nga Mitrovica. Jam i fejuar qe 3 vjet. Motra e të fejuarës është 30 vjeçe. Është e martuar dhe ka fëmijë. Por, e kam vërejtur se sa herë që takohemi ajo më shikon me një shikim më ndryshe se që duhet…
1
Ka dy vjet që bashkëjetoj me të fejuarën time në Prishtinë. Një ditë ajo erdhi mysafire te ne, sepse, siç tha ajo, burrin e kishte në udhëtim zyrtar e fëmijët te prindërit e saj. Thënë të drejtën, u habitëm kur e pamë vetëm…
Në një moment ajo shkoi të ndërrohej në dhomën ku flinim unë dhe e fejuara ime. Unë u futa në dhomë kinse nuk e dija se ajo ndodhej aty. Kishte trup të bukur lakuriq… Shpejt e shpejt u largova, por ajo më pa teksa dilja nga dhoma…
Atë natë ajo bujti te ne. Të nesërmen e fejuara ime shkoi herët në provim, në fakultet, sepse ishte kah fundi i studimeve master. Mbetëm vetëm ne të dy në banesë: unë dhe motra e të fejuarës. Pasi bëra një dush në banjë, parandjeja që diçka do të ndodhte… Dola nga dushi vetëm me një peshqir. Ajo doli nga dhoma e fjetjes dhe më përshëndeti me “mirëmëngjes”.
Dhe, pasi u ula në kolltukun në kuzhinë, ajo erdhi afër meje dhe më tha se do bënte kafe për vete e për mua… Pasi i bëri kafetë u ul edhe më afër meje. Thënë të drejtën, fillova të nxehesha, edhe pse isha këmbëngulës që të mos ndodhte diç ndërmjet nesh.
Por, trupi i saj seksi bëri që unë të mos përmbahesha dhe përfunduam në shtrat.
Kur u kthye e fejuara ime nga provimi, nga fakulteti, ajo nuk e priti në banesë, sepse i bëhej sikur e dinte ajo se çka kishte ndodhur ndërmjet nesh..
7