Më tradhtoi. A ta fal?

Përshëndetje lexues! Jam një vajzë e dashuruar me një djalë. E dua aq shumë sa që jam në gjendje edhe jetën time ta jap për të. Jemi njohur në “Facebook”. Jemi takuar në Prishtinë. Kemi kaluar aq mirë sa mezi prisja të dalim prapë dhe kontaktonim në telefon çdo ditë…

Çdo herë jemi takuar në Prishtinë. Kalonim shumë mirë. Më thoshte se më do, se do ishte në gjendje të bënte çdo gjë për mua të më bënte të lumtur. Unë u besoja shumë fjalëve të tij e në fakt s’e dija se ato kishin qenë vetëm fjalë të kota, të thata. Ai punonte në Prishtinë, por ia mundësuan të punonte në qytetin tim… U gëzova shumë, sepse ishte mundësia që të shiheshim më shpesh, por isha gëzuar kot. Një natë më thirri në telefon e më tha se nesër s’mund të takohemi. Ishte ditë e premte, e premte e zezë për mua…

I shkrova sms se po dal në qytet, sepse gjithmonë i kam treguar se ku shkoja… Dola në qytet dhe vendosa të shkoja në një kafiteri ku shkoj gjithmonë. Kur hyra brenda pash të dashurin tim me tjetrën. O, Zot, m’u duk se kafiteria m’u shemb mbi kokë, sepse më kishte thënë se do shkonte në Prishtinë…

I shkrova sms që ta kuptoj se e pash…

Ditën tjetër kemi shkëmbyer disa fjalë në “Facebook”.

Çka të bëj, ta fal a jo?

Ju lutem, jepni mendimin tuaj!

Faleminderit!

E lënduara
leter_1453584243-8257577