“Më thithte fort në buzë sa më la të nxirë, më uli dhe…” TMERRI i dy fëmijëve nga babai

loading...

loading...

Gjykata e Tiranës zbardh vendimin për dënimin e D.Sh, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy fëmijëve të tij të mitur.

I pandehuri mësohet se është praktikant i fesë myslimane, ndërsa është kallëzuar në Polici nga ish-bashkëshortja e tij vitin e kaluar. R.M., ka bërë kallëzim në komisariatin numër 3 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Ky i fundit, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite burg, për ngacmim seksual ndaj dy fëmijëve të tij të mitur.

Ndërkohë, në vendimin e gjykatës të cilën “Shekulli” e sjell të pandryshuar, thuhet se në kallëzimin e paraqitur në Polici nga R.M., ku është shprehur se:

“Unë jam paraqitur për të bërë këtë kallëzim pasi 21.11.2016 rreth orës 20.00 jam kthyer nga Suedia së bashku me dy fëmijët e mi, 7 vjeç dhe djalin tim 6 vjeç. Të dy fëmijët e mi kanë baba D.Sh.

Jemi martuar në vitin 2009 dhe herë pas here ai më ka keqtrajtuar. Unë jam larguar më 27.05.2014, dhe prej një viti e gjysmë kam jetuar bashkë me dy fëmijët në kamp azili.

Jam paraqitur te ju për të bërë kallëzim penal pasi unë këtu në Shqipëri kudo që të jetoj bashkë me fëmijët ndihem e kërcënuar nga ish bashkëshorti im. Ai më ka kërcënuar herë pas here në rrjetin social “Skype”, duke më thënë “Do të vras, do të zhduk, vetëm mos ardhsh në Shqipëri”.

Unë kam pasur një urdhër mbrojtje, pasi më ka ushtruar dhunë herë pas here kur kam jetuar me atë dhe në maj të vitit 2012 kam bërë kallëzim pasi D. më ka kërcënuar me automatik në shtëpi dhe policia i ka gjetur vetëm bomba me telekomandë me telefon në shtëpi.

Dua të shtoj se unë jam detyruar të iki jashtë shtetit më shumë për arsyen se ai ka abuzuar seksualisht me fëmijët tanë të mitur si me vajzën dhe djalin.

E kam parë herë pas here që e puthte fort vajzën në buzë, e thithte fort, i thithte asaj gjuhën, dhe disa herë e kam parë që të lëpijë organet gjenitale të fëmijëve tanë.

I kam bërtitur dhe i kam thënë që të mos i bëj më këto veprime me fëmijët se do e denoncoja në polici, ai më ka qëlluar dhe më ka thënë: “Nuk përmbahem dot”. Unë i thashë: “Ç’është kjo që po thua?”.

Ai e puthte dhe e thithte vajzën në buzë edhe kur ne ishim në rrugë duke ecur. Një ditë mbaj mend që ai u kthye nga xhamia dhe erdhi duke bërtitur se një shok në xhami i kishte fol se pse ky i fundit kishte puthur vajzën në buzë.

Unë i bërtita dhe ai më tha që unë bëj ç’të dua me fëmijët e mi. Unë e kundërshtova dhe ai më goditi me pëllëmbë. Dua mbështetjen tuaj si polici dhe kërkoj urdhër mbrojtje dhe vendosjen time në ndonjë shoqatë pasi edhe të prindërit e mi të cilët jetojnë në Kamëz nuk mund të qëndrojmë pasi jam e kërcënuar nga D.”.

Kallëzimin nuk kam ardhur ta bëj dot atëherë kur kanë ndodhur këto ngjarje pasi siç thashë dhe më sipër kam qenë e kërcënuar nga D. herë pas here dhe ndaj jam detyruar të iki jashtë shtetit.

Vajza e abuzuar
Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake është pyetur në prani të psikologes vajza e D.Sh, e cila ka deklaruar se: “Unë jam nxënëse në klasën e parë. Mami im është ndarë me babanë tim. Unë me mamin tim dhe vëllain kemi qenë gati 1 vit e gjysmë në Suedi.

Ne kemi ikur në Suedi për të marrë një shtëpi të re ku të jetonin pa babi D.. Unë në Suedi kam pesë shoqe shumë të mira. Në Suedi unë kam luajtur me shoqet e mia dhe i kam shumë xhan ato. Sot kam ardhur në polici bashkë me mamin tim se dua të tregoj një sekret të shëmtuar që kam me babain tim.

Ai më ka ngacmuar mua dhe vëllain tim të vogël para se të shkonim ne në Suedi. Mbaj mend një natë ka qenë dimër unë kam qenë bashkë me vëllain duke parë kukullat në televizor, mami ishte në kuzhinë duke gatuar dhe babi ishte ulur afër nesh, kapi vëllain tim i uli tutat dhe mbathjet dhe e puthi fort te bibilushi.

Pasi mbaroi me vëllain erdhi mu afrua mua te divani filloi të më prekte nga trupi, unë e shtyva, sepse nuk doja që ai të më afrohej, ai nuk më dëgjoi se çfarë i thashë por vazhdoi, më uli tutat dhe brekët dhe më puthi fort te bibilushi edhe mua duke më lëpirë. Ai vazhdoi të më puthi dhe te buza fort sa më la një shenjë si të zezë në buzë.

Unë u mërzita shumë nga ky veprim që bëri babi me mua dhe vëllain dhe i tregova dhe mamit tim. Babi këtë gjë e ka bërë përditë me mua edhe në rrugë kur ishim bashkë. Mami im i ka folur babit për këtë gjë që ai na bënte ne të dyve dhe ai e ka rrahur mamin shumë edhe i ka thënë që do të vras.

Mbaj mend se një ditë babi më ka marrë te dhoma e gjumit e tij dhe e mamit. Në këtë moment ka ardhur mami dhe na ka parë çfarë po bënte babi me mua. Mami i bërtiti atij: “Mos mi prekë më fëmijët”.

Unë e kam marrë shumë inat babi D. për këto veprime që ai ka bërë me mua dhe vëllain tim dhe nuk dua të jetoj me të dhe ta takoj atë asnjëherë. Dua që policia ta fusë në burg babin për të gjitha veprimet e turpshme që ia ka bërë me mua dhe vëllain tim. Për mua ai është një b….”.

Ky deklarim është shoqëruar dhe me vizatime nga e mitura, që shpreh emocionet e saj për njerëzit që i do dhe personat që nuk kujdesen për të.

I pandehuri

Gjatë hetimeve paraprake është pyetur, i pandehuri, i cili ka deklaruar se: “Të gjitha këto pretendime nga ana e ish bashkëshortes time janë të pavërteta.

Ajo para se të ikte bashkë me fëmijët tanë në Suedi, domethënë para një viti e gjysmë ne nuk kemi jetuar bashkë, ajo jetonte me fëmijët tanë te prindërit e saj. Unë i takoja bashkë me atë fëmijët, iu jepja lekë atyre çdo muaj herë 10 mijë dhe herë 18 mijë lekë të vjetra.

Një ditë ramë dakord që shtëpinë tonë, domethënë që shtëpinë që unë kam jetuar me atë dhe fëmijët ta kaloja në emrin e nënës së saj domethënë të ish vjehrrës time.
Më pas, pasi unë kam bërë këtë veprim ajo mori fëmijët tanë dhe u arratis për në Suedi. Unë e revokova përsëri shtëpinë te i njëjti noter dhe këtu ajo filloi të hakmerrej ndaj meje, duke më fshehur fëmijët dhe duke mos mi treguar në internet kur komunikoja me atë.

Bëra dhe divorcin me atë në Gjykatë, e cila ka vendosur që fëmijët duhet t’i takoja unë dy herë në muaj dhe duhet të paguajë unë një shumë prej 14 mijë lekësh të reja për fëmijët.

Nëse pretendohet sipas asaj që unë i paskam ngacmuar seksualisht fëmijët e mi, përse ajo nuk bëri kallëzim në polici para se të largohej për në Suedi. Dua të shtoj se unë kam rreth 8 muaj që nuk flas me R. në SKYPE pasi ajo nuk më nxjerr fëmijët për të folur me mua.

Ajo në komunikimin që ka bërë në fillim me mua në këtë rrjet social më ka thënë: “Shtëpinë ta mora, fëmijët ti mora dhe ti shko më denonco po deshe, se unë nuk vi më andej”.

loading...