Më të mira se çdo ilaç: I keni të gjitha në shtëpi, janë të lira dhe ju zgjidhin një problem shumë të madh

Shqetësimet e lëkurës janë një problem shumë i zakonshëm. Njerëzit mund të kenë të çara në lëkurë dhe kruajtje të rënda. Për fat të mirë ka kura natyale që ju ndihmojnë t’i mbani këto simptoma nën kontroll.

Aloe Vera
Kremrat e lëkurës të blera në dyqane dhe farmaci shoqërohen edhe me efekte anësore. Megjithatë, Aloe Vera është një dhuratë e vogël nga natyra. Është e sigurtë, madje edhe për lëkurën e foshnjave.

Kastraveci
Falë komponentëve anti-inflamatorë dhe me lagështi , kastravecat janë zgjidhja perfekte për një lëkurë të irrituar. Prejeni një kastravec dhe vendosni copat në zonën e prekur. Kjo do të lehtësojë dhimbjen dhe kruajtjen.

Vaji i kokosit
Vaj kokosit nuk është i mirë vetëm për t’u ngrënë, por njihen edhe për efektin e jashtëzakonshëm që ka në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Për shkak të lagështisë që përmban, vaji i kokosit ka një efekt të dobishëm mbi lëkurën e thatë dhe të irrituar. Ai gjithashtu qetëson edhe kruajtjen.

Mjalti
Aplikoni pak mjaltë në zonën e prekur dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.Më pas lajeni lëkurën tërësisht.

Tërshëra
Rekomandohet të përdoret për acarimet e lëkurës për shkak të komponentëve anti-inflamatorë që përmban. Merrni një filxhan tërshërë dhe futeni në një copë. Lidheni mirë dhe vendoseni në vaskë. Uji i ngrohtë do të përthithë të gjithë vetitë shëruese të tërshërës, duke arritur deri në lëkurën tuaj. Qëndoni në vaskë për 20 minuta.