Me syze dielli e duart pas qafe, ku po pushon kaq i relaksuar Ilir Meta?

Kanë qenë të shumtë politikanët që janë fotografuar këtë verë në plazhin e Dhërmiut kryesisht. E gjithë qeveria pothuajse, deputetë të majtë dhe të LSI-së, kanë preferuar bregdetin e Jugut.
Dimë që për Presidentin dhe Kryeministrin ka dy rezidenca qeveritare, një në Dhërmi dhe një në Vlorë. Mirëpo tek asnjëra prej tyre nuk u pa Presdenti. Dhe e dini ku e gjetëm? Te shtëpia e tij te Gjiri i Lalëzit, shkruan “Panorama Plus”.

Atë që bën përherë. Pra Meta, edhe pse President, nuk ka ndryshuar asgjë nga zakonet e tij të përvitshme. I nxirë në maksimum, Meta është shfaqur i relaksuar në shezlongun e tij dhe i shoqëruar nga ndonjë mik apo eksortë, nuk e dimë me siguri.

Në këtë mënyrë, Meta po bën pushime të vërteta, larg edhe prej kolegëve të tij, ku siç dihet, do të ishte e pamundur të mos flasësh për politikë.