Me rroba mbuloni mangësitë

timthumb

Uh, sa herë kemi “qarë” para pasqyrës për shtimin e peshës, apo për rënien në peshë, për prapanicën e vogël apo të madhe, për ijët e gjera, këmbët e shkurta… Mos u brengosni, me kombinimet e duhura të rrobave, mund të shkëlqeni dhe të potenconi atë që e keni të bukur në trup, dhe me atë që nuk jeni të kënaqur ta fshihni. Ja disa këshilla të cilat mund t’ju shërbejnë për këtë gjë.

– Ijët e gjera: Nëse i keni ijët pak të gjera, mund t’i mbuloni në shumë mënyra. Pantallonat e shkurta dhe të ngushta edhe më shumë do t’ua theksojnë këto, pasi që në këtë mënyrë dallimi ndërmjet ijëve është shumë më i dukshëm. Më të mira për ju janë të ashtuquajtura “bootcut” pantallonat të cilët janë të drejtë, ndërsa në fund lehtësisht zgjerohen. Zgjidhni rroba pa xhepa të theksuar dhe detaje tjera në hapësirën e ijëve. Zgjidhni rroba me një ngjyrë dhe kjo ngjyrë të jetë e errët. Rrobat “skinny” të cilat mbretërojnë në skenën e modës gjithsesi të jenë me nuanca të errëta, dhe që këmbët të duken më të gjata, mbathni këpucë me thembra të plotë. Me këtë kombinim bluza assesi nuk guxon të jetë e ngjitur për trupi, më parë zgjidhni qepje të gjera të cilat u rrinë mirë.

– Gjinjtë e vegjël: Sutjenat pak më të mëdhenj dhe të vendosura në mënyrë të drejtë nuk është mënyra e vetme që t’i rrisni gjinjtë. Bluzat dhe këmishët të cilat përcjellin linjën e trupit tuaj, dhe të cilat në hapësirën e gjinjve kanë xhepa, apo detaje tjera janë përzgjedhja e shkëlqyeshme për ju. Kujdesuni që dekolteja të mos jetë shumë e thellë.

– Gjinjtë e mëdhenj: Në këtë rast është shumë e rëndësishme që të keni sutjenat të cilët janë adekuat për madhësinë e gjinjve tuaj. Nëse është i vogël, mund të tërheq vëmendjen në gjinjtë e tu të mëdhenj, dhe assesi nuk do t’i bëjë më të vegjël. Sa i përket rrobave, shmangni rrobat e ngushta dhe ato që kanë shkronja të mëdha. Vëmendjen nga gjinjtë do ta heq bluza me hapjen e vogël, dhe për këtë shmangni gjithsesi dekoltenë e thellë, ndërsa zgjidhje e shkëlqyeshme janë edhe prerjet në formën e shkronjës “V” në bluza dhe këmisha.

– Trupi i shëndoshë: Nëse keni trup të këtillë është mirë të shmangni rrobat e shkurta, dhe rrobat që e theksojnë trupin. Nuk guxoni as të vishni rroba të gjera, pasi që në këtë mënyrë e tërhiqni vëmendjen dhe rrobat e këtilla e theksojnë edhe më shumë atë që dëshironi ta fshini.