“Më rrëmbyen për të më shitur organet, ja si shpëtova”, Eglantina bën rrëfimin rrënqethës

Eglantina quhet zonja që na ka tronditur ditën e sotme me dëshminë e saj tek “E Diela Shqiptare”. Ajo ka rrëfyer dramën jetësore të përjetuar nga momenti kur u martua me bashkëshortin, me të cilin sollën në jetë një vajzë, dhunën e vjehrrës si dhe divorcin.

Por asgjë nuk përfundon me kaq. Eglantina rrëfen më tej se në vitet ’90 atë e kanë rrëmbyer dhe kanë tentuar t’i shesin organet.

Ajo rrëfen se e morën peng dhe e shitën në Greqi.

Më kanë marrë peng. Kam ndenjur dy muaj në një karrige me pranga në duar e në këmbë në Patos. Ky është dhe motivi që unë e kam lënë vajzën. Ngjarja ka ndodhur në fund të vitit 1991. Pastaj, në shkurt të vitit 1992 mua më shesin në një familje irakiane në Greqi”.

Më tej, Egla trondit kur tregon se dy vajza vdiqën dhe se si ajo arriti të shpëtonte.

Ishim 4 vajza që na mbajtën peng për të na shitur organet. Unë dhe një vajzë tjetër jetojmë, ndërsa dy vajzat e tjera kanë vdekur. Unë pësova një temperaturë të lartë dhe ata thanë që këtë nuk e transportojmë në Itali. Kështu shpëtova”.

Si e kapën:

Isha tek mamaja dhe vjen dikush e më nxjerr nga shtëpia në 11:30 të natës. Kam kaluar buzë kanalit në fshatin Suk 2, në Patos, Fier. Aty vjen një furgon përpara dhe më dalin 2 persona. Më lidhën duar e këmbë”.

Eglantina vijon rrëfimin teksa thotë se në Greqi e shitën në një familje, me një prej pjesëtarëve të së cilës u martua.

Në Greqi më shitën në një familje irakiane kurde. U martova me një prej tyre dhe ndërrova emrin. Atësia dhe mëmësia më shkruhej. Bahar Teme, ishte emri dhe mbiemri i ri. Me të ika nga Greqia në Suedi. Nuk pata fëmijë. Ai më dhunonte, nuk më jepte divorcin. Arrita të ndahesha nga ai dhe në dhjetor ’95 u njoha me një kosovar me të cilin kam dy fëmijë dhe jetojmë bashkë”.

Ndërkaq, Egla vijon të kërkojë të njohë vajzën që la në Patos, tek bashkëshorti i saj i parë.