ME NE FUND/PS, PD dhe LSI, ja reagimet e para për deputeten që ka bërë seks me modelin

loading...


Intervista e një modeli nga Tropoja me famë botërore, në të cilën ai tregonte edhe flirtet me një politikane shqiptare, nga veriu, ka sjellë reagimet e partive parlamentare, PS, PD dhe LSI.
Për rubrikën satirike “Antena”, të Mero Bazes, ku gjithçka merret si të ishte e vërtetë, partitë kanë dërguar reagimet e tyre. Interesante për të qenë të vërteta. Në fakt, deklaratat edhe pse të trilluara, kanë tërhequr vëmendjen e opinionit.

“Partia Socialiste ka hedhur poshtë insinuatat se deputetja i takon shumicës parlamentare me këtë deklaratë: “Grupi parlamentar i Partisë Socialiste hedh poshtë insinuatat se një deputete e shumicës mund të ketë shkuar një natë me një striptist. Siç e patë dhe nga gjuha dhe origjina, striptisti ishte nga Veriu dhe partia jonë nuk ka deputete nga Veriu. Bile dhe ca depuetetë meshkuj që kishim nga Veriu, na i hoqi ligji i dekriminalizimit. Dhe kjo gjë është në kundërshtim me traditën historike të partisë sonë. Nga ana tjetër, femrat tona deputete janë shumë liberale, të plotësuara seksualisht dhe nuk kanë kuriozitete të tilla”, tha PS.

Edhe demokratët reaguan menjëherë pas lajmit. Edi Paloka, që

udhëheq burrat dhe gratë demokrate, tha: “Inthinuata e bërë se meqë deputetja ëthtë nga Veriu ëthtë e PD, ëthtë e turpthme. Deputetet tona të Veriut, nga Tropja deri në Cërrik, nëse mund ta quajmë kështu Shqipërinë e Mesme, jo vetëm që janë të betuara që nuk tradhtojnë Partinë, por dhe familjen dhe nderin e tyre. Siç e ka thënë dhe motra e Gugut, ato “nëse dikush u prek nerin, bëhen si Nora e Kelmendit”.

Në fund reagoi dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI, Tit Vasili: “Desha të them dhe unë dy fjalë, meqë kur duan të na e fusin, thonë jeni me shumicën, kur duan të na lavdërojnë, thonë jeni të pavarur. Po e them qartë dhe prerë. Nuk ka deputete të LSI t’i hedhë sytë një njeriu që pretendon se merr lekë për të shkuar me një femër. Pra, nuk e kemi në statut të LSi që të pagujmë për një shërbim. Po qe se do jepte ndonjë gjë striptisti, dhe mund të dyshonim. Kaq kisha për ata që shpifin”.
afrim-alia-300x224

loading...

loading...