Më në fund vjen një lajm shumë i mirë për Kosovën! URIME KOSOVË


Xhudoja kosovare vazhdon t’i sjell suksese sportit kosovar. Pas Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe Akil Gjakovës, një tjetër xhudiste e re po e bën krenar trajnerin Driton Kuka, shkruan Zëri.
Ajo është Flaka Loxha, e cila e fitoi medaljen e bronztë në “Top European Cup”, i cili u mbajt në Zagreb, kategoria 57 kilogramë. Ajo ishte e jashtëzakonshme, duke regjistruar katër fitore dhe duke e pësuar vetëm një humbje, për t’ia sjell Kosovës medaljen në kategorinë e kadeteve.
Untitled