Më në fund vjen një lajm i mirë,Urime Kosovë! (FOTO)

loading...


Xhudoja kosovare vazhdon t’i sjell suksese sportit kosovar. Pas Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe Akil Gjakovës, një tjetër xhudiste e re po e bën krenar trajnerin Driton Kuka, shkruan Zëri.

Ajo është Flaka Loxha, e cila e fitoi medaljen e bronztë në “Top European Cup”, i cili u mbajt në Zagreb, kategoria 57 kilogramë. Ajo ishte e jashtëzakonshme, duke regjistruar katër fitore dhe duke e pësuar vetëm një humbje, për t’ia sjell Kosovës medaljen në kategorinë e kadeteve.
Siç njofton trajneri Kuka, medaljen Flakës ia ndau kampionia e trefishtë e botës, Majlinda Kelmendi. Gjithashtu, në llogarinë e tij në “Facebook”, trajneri i suksesshëm ka shkruar se gjenerata për Olimpiadën e “Tokyo 2020” po vjen.

Në xhiron e parë, Flaka e mundi francezen Camille Tando, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se kroatja Petra Kovac, përcjell Zëri.
Loxha fitoi edhe në përballjen e tretë kundër belges Anouk Maekelberg, por pësoi humbje në duelin e katërt nga belgja tjetër, Marie Sadouni. Sidoqoftë, Flakës iu dha mundësia e repasazhit, për ta kërkuar medaljen dhe ajo e mundi luksemburgasen, Anetta Mosr. /Zëri/
k1

loading...

Untitled

loading...