Më në fund edhe Shqipëria do të ketë një tv-show si familja Kardashian

loading...

loading...

“Keeping Up With Kardashians” është një reality-show që ka korrur sukses në Amerikë dhe më gjerë, ku familja Kardashian mban të mbërthyer pas ekranit miliona njerëz.

Zënka, dashuri, intriga dhe një kamera ka mjaftuar që e gjithë familja Kardashian të ketë famë marramendëse dhe përfitime në para po ashtu.

Shumë shpejt me sa duket do kemi edhe në Shqipëri një tv-show të tillë. Por, kush do jetë familja që do bëjë publike jetën e tyre të përditshme?!

Gazetari dhe moderatori i ri në moshë, Kelvi Kadilli, i ftuar në një emision radioje të Dojna Memës është shprehur se shumë shpejt do nisë një program ku e gjithë familja e tij do jetë e përfshirë.

Në shtator do të nis një projekt shumë të bukur që do të jetë pjesë e In Tv”, – tregon Kelvi. “Nuk do të them shumë, por një gjë është e sigurt! E gjithë familja ime do të jetë e përfshirë te ky projekti!”.

Nuk është çudi që projekti të jetë “Keeping Up With Kadillët”, sepse Kelvi është një natyrë pa komplekse, mbase edhe familja e tij e tillë është.

loading...