Më mirë pa ujë se pa aplikacionet e telefonit

loading...

ap

loading...
“Apigee”, kompania për interfejsin programues të aplikacioneve ka publikuar rezultatet e hulumtimit të këtij viti të bërë me pronarët e telefonave të mençur për përdorimin e aplikacioneve të ndryshme.

Në hulumtim kanë marrë pjesë pronarët e smartphonëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Spanja.
Madje 82 për qind e të anketuarve kanë thënë që pa disa aplikacione në telefonat e tyre nuk do të mund të duronin as edhe një ditë.
Rreth 57 për qind e të anketuarve kanë thënë që nuk do të mund të kalonin as një ditë pa kontrolluar e_mailat e ardhur përmes aplikacionit për e-mail, 41 për qind nuk do të mundnin pa aplikacionin për Facebook, ndërsa 31 për qind pa aplikacionin për alarm, përcjell Mashable.

Ajo çka shqetëson është fakti që madje 85 për qind e të anketuarve kanë thënë që më parë do ta kalonin ditën pa ujë se sa pa aplikacione mobile.

Të varurit më të mëdhenj nga aplikacionet mobile janë treguar spanjollët. Madje 93 për qind e të anketuarve nga ky vend kanë thënë që nuk mund të funksionojnë pa aplikacione.
Rreth 50 për qind e amerikanëve kanë thënë që pa ta mund të kalojnë vetëm disa orë.
Disa madje kanë thënë edhe që gjatë ditës përdorin më shumë se 50 aplikacione të ndryshme. /Telegrafi

loading...