Më mirë në shtëpi se sa me Isa Mustafën e Rrahman Morinës

Gani Geci njëherë nuk e ka ndërmend të kyçet në politikë. Ai po pushon. Bashkë më vëllezërit ka gjasa që të formojnë edhe një subjekt të tyrin politik, por assesi nuk do të ofrohet tek lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Edhe pse ishte pjesë e atyre që para pak kohe kaluan nga LDD-ja në LDK-në e Drenasit, Geci thotë se LDK-ja ka dal prej sistemit, në bazë të asaj që ai e paramendon.

Krejt pakënaqësinë ai e ka me liderin, Isa Mustafa, të cilin e quan komunistë të Rrahman Morinës.
“Jo nuk do të kthehem në këtë LDK. Njëherë po pushojë. LDK-ja ka dal prej sistemit, në bazë të asaj që e paramendojë. Unë jam tip nacionalistë, nuk jam as komunist i Titës, as i Enver Hoxhës. LDK-në janë duke e udhëhequr komunistët e Titës, dhe un nuk e shoh vetën aty. Ne presim ditë më të mira për LDK-në dhe kjo nuk do të thotë që ajo do të vazhdojë gjithmonë më këtë avaz. Pra, unë kthehem aty, vetëm kur komunisti i Rrahman Morinës, Isa Mustafa, dhe komunistët tjetër do ta lëshojnë vendin nga aty”, thotë Geci .

Geci, pohon se ai dhe vëllezërit e tij po pushojmë njëherë, ngase janë lodhur duke vrapuar prapa njerëzve që e dëshirojnë kontributin e tyre, e që më anën e atij kontributi, siç thotë ai, favorizojnë njerëzit që janë komunistë.
“Ne vëllezërit Geci, njëherë nuk e shohim vetën në një parti tjetër, sepse ne e kemi dhenë mundin për LDK-në, dhe për filozofinë djathtiste. Faktikisht LDK-ja tani për tani nuk është djathtiste, është parti e majtë, që ka në krye disa pasanik. LDK-ja më tepër po sillet si degë e PDK-së, se sa si parti në vete”.

Ish deputeti i LDD-së mendon se nacionalistët janë përjashtuar nga LDK-ja, me vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova.
“Presidenti Rugova i ka tubuar rreth vetës të gjitha shtresat për të bërë një front kundër Serbisë, me titistë me leninistët e nacionalistë. Ai front është bërë me luftë e pacifizëm. Pastaj në një kohë janë larguar Marksist-Leninistet. Në një kohë tjetër kanë mbetë vetëm nacionalistet dhe titistet. Tash, titistët janë bërë më të fuqishëm dhe i kanë larguar nacionalistët. Pra, tash kanë mbetur disa të tjerë dhe ministrat e Rrahman Morinës”, thotë Geci,në një bisedë për Indeks.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në as një fjali nuk hiqet nga tiketa e Gecit si njeri i Rrahman Morinës në vitet e 80-ta.
“Unë e kam parë një fotografi të Isa Mustafës, Rrahman Morinës e Milloshevqit, të gjithë së bashku. Jam zhgënjyer tej mase, dhe kamë thënë më mirë rri në shtëpi, e nuk dua të jem askund, sa më qenë në një parti me njerëz të Rrahman Morinës”./LajmeOnline/