“Më mashtruan shitëset 2 herë me 5.000-she falso, ja si dallohen”, tregtarit nga Shijaku i ikën truri

loading...

loading...

Leku i falsifikuar është një problem që haset rëndom nga tregtarët në vend, e megjithatë masat ndaj tij nuk mund të jenë kurrë 100% të suksesshme për vetë formën që përdoret nga falsifikuesit.

Kështu, një tregtar nga Shijaku ka dy herë që ndeshet me 5.000 lekësh fals, por ai e ka zbuluar hilenë se si t’i dallojë.

Përshëndetje JOQ! Jam një tregtar nga Shijaku dhe nuk është normale që të punojmë gjithë ditën dhe të na vijnë njerëz të panjohur me lek fals se jo të gjithë i njohin ato.

Pesëdhjetëshet janë me të njëjtin numër serial dhe kështu ishte një mënyrë ta dalloja se ishte falso të dyja. Njërën herë e ka “ngrënë” shitësja një janar dhe tjetrën njëra shitëse mbrëmë. Ju ftoj të bëni kujdes dhe të jeni të vëmendshëm o qytetarë”, ka përfunduar shkruesi për JOQ.

Mes gjithë problemeve që ka vendi ynë nuk është çudi që në këtë krizë të “lulëzojë” biznesi i parave të falsifikuara…

loading...