“Më lër në burg”, 52-vjeçari nga Përmeti i lutet gjyqtarit me thirrjen dëshpëruese

I arrestuar për herë të tretë për rilidhje të paligjshme të energjisë, 52-vjeçari Luan Komani iu lut gjyqtarit të gatshëm ta linte në burg sepse sipas tij, ai nuk ka asnjë mundësi ta paguajë detyrimin prej 200 mijë lekësh.

“Jam me ‘Kemp’”, – tha burri me prejardhje nga Përmeti që edhe pse më herët ka punuar si financier, tashmë nga papunësia, varfëria e ka vendosur me shpatulla pas muri.

Unë dhe familja ime jetojmë me 27 mijë lekët e ‘kempit’ që më jep shteti”, – tha Luan Komani. “As vajzat, që të dyja studente, as gruaja, nuk po gjejnë punë dhe për shkak të borxheve kemi vendosur në shitje shtëpinë”, tha Komani, përcjell “TCH”.

52-vjeçari i tha gjyqtarin Julian Haxhia se për shkak të varfërisë dhe pamundësisë për të paguar borxhin e dritave ka tentuar të vrasë veten, por pas kësaj ngjarjeje i kishte dhënë fjalën policisë se nuk do dorëzohej.

Me kërkesë të prokurorit, Gjykata vendosi masën arrest shtëpiak ndaj 52-vjeçarit, i cili pas vendimit nuk shfaqi asnjë shenjë gëzimi që shpëtoi nga qelia