Me lëngun e patates mund të hiqni pikat e zeza vetëm për 3 ditë

Patatja është e pasur me karbohidrate dhe përmban vitamina A dhe C. Vitamina A është thelbësore për ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, pasi ajo ndihmon në ndërtimin e indeve, por është gjithashtu një antioksidant, që ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme dhe anti-inflamacionit. Vitamina C vepron si antioksidues që rrit sintezën e kolagjenit, i pagabueshëm për të vonuar daljen e rrudhave.

Përdorimi i maskës së fytyrës me patate do t’ju japë shumë përfitime. Nuk do t’ju duhet shumë kohë që të kuptoni se sa mirë mund të veprojë patatja për:

-Rradhët e zinj. Duke pasur një funksion të dyfishtë, zbardhues dhe antiinflamator ndihmon në eliminimin e rrathëve të zinj të pakëndshëm poshtë syve tuaj. Nëse pushoni më shumë, kjo gjithashtu ju ndihmon për t’i rigjallëruar sytë tuaj, ashtu si edhe kastraveci.

-Rrudhat e vonshme. Duke inkurajuar prodhimin e kolagjenit dhe duke hequr qafe radikalet e lira, patatet do të ndihmojnë në parandalimin dhe shfaqjen sa më vonë të rrudhave.

-Përmirëson lëkurën e thatë. Funksioni i saj hidratues ndihmon në rikuperimin e lëkurës së thatë. Përgatisni një trajtim të posaçëm për këtë problem me një maskë me bazë vajin e ullirit.

-Lufton djegiet nga dielli. Edhe pse është e domosdoshme që të përdorni kremin e diellit në çdo kohë, ju mund ta harroni atë. Nëse ju ndodh kjo dhe nga pamundësi për të vendosur kremin e diellit jeni djegur, aplikoni patate të papërpunuara në zonën e prekur dhe do të ndjeni lehtësim të menjëhershëm.

-Pastron lëkurën tuaj. Patataja ka veti që përthith papastërtitë. Në kë rast është më mirë të përdorni patatet që mund të kenë lulëzuar për këtë qëllim.

-Eliminon ënjtjet. Vetitë e saj anti-inflamatore ndihmojnë për të qetësuar sytë tuaj, duke eliminuar ënjtjen në sy.

-Trajton njollat e errëta në lëkurë. Vitamina C ndihmon të trajtoni njollat e errëta në lëkurë, si ato që kanë mbetur pas akneve. Funksionon shumë më mirë nëse e kombinoni atë me lëng limoni ose qumësht.

Receta:
ME LEMON
Përzieni patate, gjysmë gote me lëng limoni dhe aplikojeni në fytyrë për 15 minuta. Shpëlajeni me shumë ujë dhe përsërite çdo natë.

ME QEPE
Përzieni gjysmën e një qepe me një patate të tërë. Lëngun aplikojeni në zonën e prekur për 10 minuta. Pastrojeni me shumë ujë dhe përsëriteni çdo natë.

ME KASTRAVEC
Përzieni një patate me gjysmën e kastravecit, atë lëng aplikojeni për 20 minuta në fytyrën tuaj. Pastaj shpëlajeni me shumë ujë të ftohtë.